Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Gakharia, ka shpallur dorëheqjen e tij.

Gakharia u tha gazetarëve në kryeqytetin Tbilisi se ai largohet për shkak të dallimeve në mendime me ekipin e tij mbi urdhrin e arrestit të lëshuar për Nika Melia, kreu i partisë kryesore opozitare, Lëvizja Kombëtare e Bashkuar.

Duke kritikuar vendimin për të arrestuar kreun e opozitës, Gakharia tha se kjo do të ushqejë tensionet politike tashmë të mbizotëruar në vend.

Ministria e Brendshme gjeorgjiane po ashtu njoftoi se operacioni për arrestimin e Melia-s u shty përkohësisht pas dorëheqjes së kryeministrit Gakharia.

Po ashtu edhe partitë tjera të opozitës kanë kritikuar urdhrin e gjykatës për arrestimin e Melia-s.

Partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” brenda një jave pritet të emërojë një kryeministër të ri dhe anëtarët e kabinetit për miratimin nga presidentja gjeorgjiane, Salome Zourabichvili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re