Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha sot se një operacion ushtarak kundër Groenlandës “nuk ka gjasa”, por se rajoni i synuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duhet të jetë i përgatitur.
“Nuk ka gjasa që të përdoret forcë ushtarake, por nuk përjashtohet. Pala tjetër (Donald Trump) e ka bërë të qartë këtë”, tha Nielsen në një konferencë për shtyp në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës.
“Prandaj, ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë, por e theksojmë këtë: Groenlanda është anëtare e NATO-s dhe nëse do të ndodhte një përshkallëzim, kjo do të kishte pasoja edhe për pjesën tjetër të botës”, shtoi udhëheqësi i ishullit autonom danez./CNN
