Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban viziton sot Shqipërinë. Kjo u bë me dije nga vetë shefi i shtypi të kryeministrit, Bertalan Havasi, i cili ditën e enjte tha se Orban së bashku me delegacionin hungarez do të vizitojnë Tiranën për një vizitë zyrtare.

 

Orban në këtë vizitë zyrtare  do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, të cilët pritet të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

 

Ndërkohë, pas Ramës, Orban do të zhvillojë një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

 

AXHENDA

 

Sot në orën 9.30 ceremonia e pritjes së kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

 

Në orën 10.30, nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe.

 

Në orën 10.40 – konferenca për shtyp e dy Kryeministrave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re