Skip to content

Kryeministri i Indisë Modi postoi në gjuhën turke pas takimit me presidentin Erdoğan

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, zhvilloi takim dypalësh me presidentin Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) të mbajtur në Samarkand të Uzbekistanit.

Modi postoi në gjuhën turke në Twitter rreth takimit të tij me presidentin Erdoğan.

“Ne u takuam me Presidentin dhe shqyrtuam të gjitha marrëdhëniet dypalëshe midis Indisë dhe Türkiye-s dhe mënyrat për të thelluar marrëdhëniet ekonomike për të mirën e popujve tanë”, shkroi Modi.

Burimi: AA