Skip to content

Kryeministri i Irlandës u bashkohet mjekëve në vijën e pare të luftës kundër pandemisë

Leo Varadkar do të punojë një ditë në javë si mjek për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, pasi të riaktivizojë letrat kredenciale të tij mjekësore.

Kryeministri  ka ofruar shërbimet e tij  në fusha që janë në kompetencën e tij, tha të dielën një zëdhënës për zyrën e tij.

“Dr Varadkar u ribashkua në regjistrin mjekësor muajin e kaluar,” tha një zëdhënës për Guardian.

Shumë nga familja dhe miqtë e tij po punojnë në shërbimin shëndetësor. Ai donte të ndihmonte ata gjithashtu.

Varadkar, 41 vjeç, punoi si mjek i ri në Dublin dhe u kualifikua si GP( mjek i cili trajton pacientët me sëmundje të vogla ose kronike dhe dërgon ata me kushte serioze në një spital) në 2010 para se të linte mjekësinë për t’u bërë një politikan me kohë të plotë, dhe më vonë u bë Kryeministër.

Muajin e kaluar HSE( zyrë informacioni në lidhje me shëndetin dhe sigurinë në punë )  apeloi tek të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor që nuk ishin duke punuar në shërbimin e shëndetit publik që të regjistroheshin për të qenë  pjesë e tyre. Mijëra infermierë, mjekë, studentë të mjekësisë dhe të tjerë janë përgjigjur kundrejt kësaj nisme.