Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shfrytëzoi një fjalim në komemorimin të përvitshëm për Holokaustin për të bërë thirrje për veprim kundër Sirisë dhe Iranit.

“Ngjarjet e ditëve të fundit tregojnë se ngritja përball të keqes dhe agresionit është një mision që bie mbi çdo gjeneratë”, tha Netanyahu në komemorimet për Holokaustin.

“Ne pamë fëmijët sirianë që u masakruan nga armët kimike. Zemrat tona u thyen nga ato pamje të tmerrshme”, vazhdoi Netayahu, njofton Reuters.

Netanyahu poashtu invokoi mësimet nga dy luftërat botërore për të bërë thirrje edhe për veprim kundër Iranit dhe kritikoi marrëveshjen e arritur nga administrata e kaluar e SHBA’ve dhe. siç tha ai, mungesën e vullnetit të Perëndimit për t’u përballur me kërcënimin që vie nga Irani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re