Gjatë një takimi me drejtues të policisë në Ministrinë e Brendshme, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar me yllin e mirënjohjes publike  efektiven e Shqiponjave Ina Nuka.

 

Në fjalën e tij gjatë vlerësimit të efektives e cila u plagos në një nhga protestat e opozitës të Zhvilluara nga opozita shefi o qeverisë është shprehur se I përgëzon të gjithë eleftivët për vetëpërmbajtjen shembullore.

 

Efektivja e “Shpiponjave” u plagos me kapsollë gjatë një prej protestave,të cilës i akordoi  yllin e mirënjohjes publike të kryeministrit.

 

“Faleminderit në emrin tim, të qeverisë dhe çdo qytetari të këtij vendi që sot ndihet i çliruar për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili hyri në shtëpitë e shqiptarëve mu në prag të vendimit të negociatave. Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv policie të pagatitur dhe të gatshëm për të reaguar. Mirënjohje për 60 policët e lënduar gjatë gjithë kohës së protestave të dhunshme. Më vjen mirë që mes jush është edhe simboli i rezistencës, kolegia, mikja juaj dhe mikja ime e cila ra pre e një sulmi. Ina Nuku reagoi menjëherë ndaj një sulmi që i rrezikoi jetën, por nuk shpëtoi dot dorën. Sot është dita e duhur për t’i dedikuar Inës dhe të gjitha vajzave që shërbejnë në policinë e shtetit me akordimin e yllit të mirënjohjes së kryeministrit të vendit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re