Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau uroi presidentin Recep Tayyip Erdoğan për suksesin e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Trudeau uroi presidentin Erdoğan për rizgjedhjen e tij si president.

“Uroj presidentin Recep Tayyip Erdoğan për suksesin e tij zgjedhor. Vendet tona janë partnerë të fortë që kanë lidhje të thella dhe pres me padurim që ta forcojmë edhe më tej këtë partneritet dhe të shënojmë avancim për kanadezët dhe popullin turk”, ka thënë kryeministri kanadez, Trudeau.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re