Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski  ka bërë testin për koronavirusin.

Spasovski përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se fatmirësisht testi ka rezultuar negativ.

“Sapo i morra rezultatet e testimit të sotëm për Covid-19. Testi është negativ dhe nuk kam simptoma, dhe derisa sa nuk i marr rekomandimet zyrtare nga epidemiologët, do të jem në izolim shtëpiak”, shkruan Spasovski.

Spasovski ju dëshiroi shërim sa më të shpejt të gjithëve që po ballafaqohen me virusin dhe ju bëri apel qytetarëve të respektojnë masat në mënyrë që t’i mundësohet sistemit shëndetësor ta mbajë kontrollin me rastet e reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re