Opozita mori edhe një përgjigje tjetër nga kryeministri Edi Rama për kërkesën e saj që të kryhen testime masive. Rama u shpreh në komunikimin e tij në “Facebook” se kjo nuk është koha për të bërë opozitë.

 

“Dua tja përsëris Lulzim Bashës që nuk është koha kjo për të bërë një opozitë skarco. Nuk është koha për të bërë opozitë që kryeministri fshihet pas Komitetit të Ekspertëve. Po kush është PD që mendoka sesi duhet të bëhen testet. Çfarë është PD, një institut i certifikuar nga OBSH për testet? Si mundet të sulmohen ata që punojnë me stresin më të madh sot, që janë ekspertët e Komitetit. Unë them atë që më thonë ata. Strategjinë e bëjnë ata dhe do të vazhdojnë ta bëjnë ata, do ti apo s’do ti. Do PD apo a’do PD. Nuk është koha për të treguar sesa pak dini dhe se nuk dini akoma atë që s’dini. Është koha për të koordinuar së bashku. Lulzim të kam thënë në sy të Presidentit të Republikës, nëse keni diçka që ju shqetëson, pyesni përpara.”

 

Përplasja në distancë mes Ramës dhe Bashës erdhi pasi ky i fundit në çdo dalje të tijën apelon për të testuar masivisht popullatën. Këtë të hënë Rama i ktheu përgjigje me ironi duke deklaruar se PD nuk mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimeve. Por sërish kryedemokrati këmbënguli se testimet masive janë jetike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re