Mariano Rajoy u largua nga posti i kryeministrit të Spanjës, duke u pasuar nga Pedro Sanchez.

Përderisa Rajoy ka qenë kundërshtar i ashpër i pavarësisë së Kosovës, Sanchez ka punuar një kohë në shtetin e Kosovës.

Të paktën kështu ka shkruar në facebook Bashmir Xhemaj, këshilltar i zv/kryeministrit Enver Hoxhaj.

“Adios Mariano Rajoy! Urojmë për një politikë të re të jashtme të Spanjës ndaj Kosovës. Lajmi i mirë është se KM i ri, Pedro Sanchez ka punuar në Kosovë në vitin 1999 si këshilltar i Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së.”, ka shkruar Xhemaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re