Loja diplomatike midis Madridit dhe Barcelonës vazhdoi të mërkurën pasi kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, kërkoi nga udhëheqësit katalanas të sqarojnë nëse ata kanë shpallur pavarësinë apo jo.
Duke folur në një fjalim televiziv pas një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit në Madrid, kreu i Partisë Popullore tha se administrata katalane e presidentit Carles Puigdemont duhej të vepronte për të “shmangur konfuzionin” pas një votimi të diskutueshëm të pavarësisë.
Ai tha se spanjollët dhe katalanasit kanë nevojë për “siguri” dhe tha se ishte “e domosdoshme të kenë qetësinë sa më shpejt që të është e mundur”.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re