Kryeministri indian, Narendra Modi, mbërriti sot në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor për vizitën e tij të parë zyrtare në territoret palestineze.

Modi nga Jordania fluturoi me një helikopter ushtarak jordanez në Ramallah, ku ai u prit nga presidenti palestinez, Mahmud Abbas në al-Muqata, selia e tij në Ramallah.

Duke folur për AA, nënsekretari i Ministrisë së Jashtme palestineze, Tayseer Jaradat, tha se bisedimet midis dy udhëheqësve do të përqendrohen në përpjekjet palestineze për të marrë sponsorizimin ndërkombëtar të bisedimeve të paqes me Izraelin, raporton aa.

“India ka një ndikim të fuqishëm dhe marrëdhënie shumë të mira në bashkësinë ndërkombëtare. Ne do të përdorim vizitën e kryeministrit indian për të vazhduar punën për sponsorizimin ndërkombëtar të procesit të paqes”, tha Jaradat.

Palestinezët kanë hedhur poshtë sponsorizimin e SHBA-ve për bisedimet e paqes me Izraelin pas vendimit të Washingtonit për të njohur zyrtarisht Kudisn si “kryeqytetin e Izraelit” në fillim të dhjetorit. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re