Kryeministri irakian Adel Abdul Mahdi ka thënë se trupat e Shteteve të Bashkuara që po tërhiqen nga Siria verilindore nuk kanë leje të qëndrojnë në Irak, duke shtuar se qeveria e tij po merr “të gjitha masat ligjore ndërkombëtare” në përgjigje të hyrjes së tyre në vend.

Udhëheqësi irakian i bëri komentet duke riafirmuar qëndrimin e Bagdadit menjëherë pas takimit me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve Mark Esper, i cili mbërriti në vend në një vizitë të pa paralajmëruar.

Abdul Mahdi tha se qeveria “nuk ka dhënë leje për forcat amerikane që të zhvendosen në territorin e Irakut”.

“Ne kemi lëshuar tashmë një deklaratë zyrtare duke thënë se dhe po marrim të gjitha masat ligjore ndërkombëtare. Ne i kërkojmë bashkësisë ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara të ushtrojnë detyrat e tyre mbi këtë çështje,” tha ai.

SHBA tashmë ka më shumë se 5000 trupa në Irak përmes një marrëveshjeje midis Uashingtonit dhe Bagdadit, e cila u bë aktive kur ISIS-i filloi të merrte territore në vitin 2014.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re