Kryeministri e Irakut, Mohammed Shia Al-Sudani, ka deklaruar se Turqia mund të luajë një rol kyç në zhvillimin e Irakut.

Në një konferencë për media në Bagdad, kryeministri Al-Sudani tha se “kemi një vëllim të lartë tregtar midis dy vendeve”.

“Turqia është një vend i zhvilluar ekonomikisht dhe mund të luajë një rol kyç në zhvillimin e Irakut”, tha ai.

Kryeministri irakian po ashtu tha se pakësimi i reshjeve dhe sasia e ulët e ujit që vjen nga Turqia dhe Irani krijon një problem për sa i përket çështjes së ujit në Irak.

“Ne jemi për bashkëpunim për zgjidhjen e kësaj çështje”, theksoi ai.

Ndërkohë, Al-Sudani tha se Iraku do të vazhdojë të luajë një rol ndërmjetësues midis Iranit dhe Arabisë Saudite për të ndihmuar në shërbimin e stabilitetit rajonal.

Në muajt e fundit, Iraku ka pritur disa raunde bisedimesh midis Arabisë Saudite dhe Iranit në një përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet e tyre dhe për të lehtësuar tensionet midis dy fqinjëve.

Sa i përket mosmarrëveshjes për naftën midis qeverisë federale në Bagdad dhe qeverisë rajonale kurde në Erbil, kryeministri irakian tha se mosmarrëveshja duhet të zgjidhet përmes bashkëpunimit dhe koordinimit midis dy palëve.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re