Një incident jo shumë i vogël ka ndodhur në debatin që është zhvilluar në Dhomën e Ulët të Parlamentit Italian kur qeveria Conte po zhvillonte seancën për votbesimin.

Në diskutimet e parlamentarëve të opozitës është diskutuar shumë për mafia-n, luftën ndaj saj dhe lidhjen e politikës aktuale të qeverisë me segmente të krimit të organizuar.

Ndërkohë që një nga deputetët e opozitës ka përmendur Presidentin e Republikës italiane që është slmuar nga qeveria, duke kujtuar se është familjar i një viktime të mafia-s siçiliane.

Kryeministri Giusepe Conte, në fjalën që ka marrë në replikë është shprehur i shqetësuar për kanalizimin e debatit në helmin e sharjes. Conte tha se “dua të falenderoj Presidentin Matarella dhe më vjen keq se u prek memoria e një të afërmi të tij”.

Nuk ka vonuar përgjigja e kreut të grupit të Partisë Demokratike, Graziano Delrio, një kalabrez trashëgimtar i familjes anti-Ndragheta që ka thirrur me zë koke: “Quhej Piersanti, Piersanti zoti kryeministër dhe nuk duhet ta harrosh kurrë, se përfaqëson Italinë”.

E në fakt bëhet fjalë për Piersanti Mattarella, vëllanë e presidentit aktual të Italisë, Sergio Matarella, i cili u vra në vitin 1980 nga Toto Riina.

Piersanti Matarella, ish-Presidenti i Rajonit të Siçilisë ishte një nga viktimat e para politike të Cosa Nostra-s.

Thirrja me lotë në sy e kreut të grupit parlamentar të opozitës ka trazuar shpirtrat e të gjithë parlamentit Italian që janë ngritur në këmbë për ta nderuar dhe në këtë moment, Conte ka pësuar një fiasco të madhe.

Megjithatë qeveria “Conte”  ka marrë votbesimin dhe sot ka nisur punën në funksion të plotë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re