Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se Bashkimi Evropian
është në rrezik të përjetojë rënien nëse nuk gjen ndonjë qëndrim të përbashkët
mbi emigrantët.
“Nëse
vazhdojmë të ecin jo një rrugë të përbashkët, ne rrezikojmë të heqim dorë nga
ngrehina e përbashkët evropiane”, tha Konte në një konferencë
shtypi duke folur për një takim me Komisionerin Evropian për Migracionin,
Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopulos në Romë.
Avramopulos u takua edhe me Zv/kryeministrin dhe Ministrin e
Brendshëm Mateo Salvini, i cili drejton vijën e vështirë të qeverisë që të
refuzojë të lejojë hyrjen në portet italiane të anijeve me emigrantë të
drejtuar nga OJQ-të.
“Ne
i prezantuam Avramopulosit atë që Italia ka bërë deri më tani”, tha
Conte, duke shtuar se “ne jemi bartësit e
një drejtimi që ndryshon e që sjell sukses”.
“Italia
është lënë për vetme dhe tani po merret me problemin vetëm”, shtoi
kryeministri italian.