Mësohet se kryeministri italian Giuseppe Conte, ka telefonuar kryeministrin Edi Rama, për t’i shprehur solidaritetin e plotë të shtetit italian, pas tërmetit të fuqishëm, që ka lënë disa të lënduar dhe dëme të shumta materiale në Shqipëri.

Kryeministri talian ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Frankfurt të Gjermanisë. Ai ka anulluar një vizitë në OKB dhe po kthehet urgjentisht në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re