Kryeministri izraelit Yair Lapid ka zhvilluar sot bisedë telefonike me presidentin palestinez Mahmud Abbas.

Të dy udhëheqësit diskutuan për bashkëpunimin midis Autoritetit Palestinez dhe Izraelit dhe nevojën për të ruajtur stabilitetin në rajon, tha zyra e kryeministrit Lapid në një deklaratë.

Gjatë bisedës, Abbas e uroi Lapidin për detyrën e kryeministrit ndërsa ai i shprehu urimet më të mira liderit palestinez me rastin e festës së Kurban Bajramit, që fillon të shtunën.

Kurban Bajrami shënon kulmin e ritualit vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite.

Hussein al-Sheikh, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), shkroi në Twitter se “situata e fundit u diskutua shkurtimisht” gjatë bisedës.

Telefonata ishte e para mes Abasit dhe një kryeministri izraelit në detyrë në 5 vjet.

Telefonata erdhi përpara një vizite të planifikuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden në Izrael dhe Ramallah javën e ardhshme.

Të enjten, Abbas u takua me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Benny Gantz në zyrën e tij në Ramallah.

Ish-kryeministri Naftali Bennett kishte refuzuar të takohej apo të fliste me Abbasin kur ai ishte në pushtet.

Lapid mori detyrën në fillim të këtij muaji deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 1 nëntor.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re