Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka deklaruar se mund të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të vendit për rreth një muaj.

Abe tha që do ta mbështesë vendimin e tij përfundimtar në këshillën e një paneli ekspertësh, i cili tha se ndërsa numri i rasteve dukej se ishte në rënie, situata nuk ishte aq e mirë sa do të donin.

Gjendja e emergjecës u përcaktua më herët deri në 6 maj. Ndërsa, Abe tha që ai do të merrte një vendim përfundimtar të hënën.

“Falë përpjekjeve të qytetarëve tanë, ne kemi arritur të shmangim një shpërthim rastesh siç është parë jashtë shtetit,” u tha ai gazetarëve.

“Por situata mjekësore mbetet e rëndë dhe ne duhet të kërkojmë bashkëpunim të mëtejshëm nga kombi ynë.”

Japonia, me një popullsi prej 126 milion, ka pasur më shumë se 14,000 raste dhe 430 vdekje nga Covid-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re