Kryeministri japonez Fumio Kishida u largua në vend të sigurt dhe nuk u lëndua pasi një person hodhi një objekt të ngjashëm me bombë tymi gjatë fjalimit të tij në Japoninë perëndimore të shtunën, raportuan mediat japoneze.

Një shpërthim i fortë u dëgjua, por kryeministri u mbulua dhe nuk u plagos ndërsa policia nënshtroi të dyshuarin mashkull në vendngjarje, raportoi transmetuesi publik japonez NHK.

Incidenti ndodhi në portin e peshkimit të Saikazaki në prefekturën Wakayama, afërsisht 65 kilometra në jugperëndim të qytetit të Osakës.

Ish-kryeministri Shinzo Abe, lideri modern më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua për vdekje me një armë të bërë vetë korrikun e kaluar gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, duke tronditur vendin dhe duke nxitur një rishikim të masave të sigurisë për politikanët, të cilët rregullisht ndërveprojnë me publikun.

Kishida sapo kishte filluar të mbante një fjalim pasi bëri një turne në port kur ndodhi incidenti, raportoi NHK.

Fjalimi ishte planifikuar për në orën 11:40 të mëngjesit me orën lokale, sipas Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet të Kishidës.

Kishida do të vazhdojë me aktivitetet e tij të parapara pas incidentit, konfirmoi PLD në Twitter.

Pamjet e publikuara nga NHK tregojnë turma njerëzish duke ikur ndërsa disa oficerë policie rrëzojnë një burrë dhe më pas e largojnë atë nga vendi i ngjarjes. Burri dukej se ishte në të 20-at ose 30-at e tij, thanë media.

Një përfaqësues nga stacioni i policisë Wakayama i tha Reuters se nuk mund t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me incidentin. Një dëshmitare tha për NHK se ajo pa një objekt që fluturonte mbi kokat e njerëzve.

“Më bëri të ndihem keq, kështu që ne ikëm jashtëzakonisht shpejt. Më pas dëgjuam një zhurmë shumë të madhe. Kjo e bëri vajzën time të qajë,” tha ajo.

Kishida do të presë samitin e G7 muajin e ardhshëm. Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare do të takohen të dielën në resortin Karuizawi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re