Skip to content

“Kryeministri kërcënime si diktator”, studenti Myrtollari: Rama na tall e na përbuz. S’ka kompromis, duam dorëheqjen

Myrtollari1

Studenti Martinjo Myrtollari, i ftuar në emisionin Prime News24 u shpreh se kryeministri Edi Rama lëshoi sot deklarata kërcënuese, sikur një diktator.

Myrtollari theksoi se Rama po tall dhe po përbuz studentët dhe protestuesit, që kanë dalë në rrugët e vendit.

Ai shtoi se studentët nuk bëjnë kompromis dhe se duan vetëm dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Studenti Martinjo Myrtollari: Kryeministri Rama ka bërë kërcënime, që mund të bëjë vetëm një diktator. Studentët kanë vetëm një kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit.

Rama do dialog vetëm kur i vendoset laku në fyt. Ne kishim nevojë që të dëgjohemi nga kryeministri dhe ai na talli dhe na përbuzi. Nuk ka më hapësirë për dialog, në këtë gjendje ku janë studentët dhe shqiptarët. Nuk mund të dialogohet një dorëheqje.