Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic së bashku me homologun kosovar, Albin Kurti kanë mbajtur një konferencë për mediat jashtë spitalit kroat ku po trajtohen të lënduarit e aksidentit të rëndë të ditës së sotme me 10 viktima.
Kryeministri kroat ka falenderuar Kurtin që ka shkuar atje. Ai tha se të gjithë pacientët janë jashtë rrezikut për jetën.
“Dua t’i shpreh ngushëllime miqve, familjarëve që kanë humbur të dashurit. Pacientët po trajtohen dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Falenderoj Kryeministrin e Kosovës për ardhjen. Sërish shpreh ngushëllimet për ata që kanë humbur jetën. Të shohim se si mund të ndihmojmë,” tha Andrej Plenkovic.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
