Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh tha se lufta në vendin e tij nuk është mes rajoneve, por politike.

Ai iu përgjigj deklaratës nga disa liderë të fiseve nga rajoni i Cyrenaica-s në një takim me disa ministra në kryeqytetin Tripoli.

“Diskursi që Cyrenaica është lënë pas nuk pasqyron të vërtetën. Lufta në vend është politike, jo midis rajoneve”, tha Dbeibeh.

Kryeministri libian tha se ai nuk ishte kurrë një rajonalist dhe shtoi se përfaqësimi politik në qeverinë e tij bëhej me një shpërndarje të drejtë gjeografike.

Dbeibeh tha se nuk sheh asnjë pengesë në lëvizjen e ndonjë institucioni në lindje të vendit dhe kujtoi se duke qenë se kryeqyteti është Tripoli, shumica e institucioneve janë natyrisht në kryeqytet.

Ministri i Shtetit për Çështjet e Qeverisë, Adil Juma, në takim potencoi se 28 ambasadorët e zgjedhur janë zgjedhur sipas një shpërndarjeje të drejtë gjeografike dhe se 12 ambasadorë dhe 11 ministra janë nga lindja e vendit.

Në një deklaratë dje nga drejtuesit e rajonit të Cyrenaica në lindje të vendit, qeverisë iu kërkua kthimi i institucioneve që ishin krijuar në rajonet e tyre, të cilat u zhvendosën në Tripoli dhe u tha se duhet paguar pagat që janë vonuar në të gjithë sektorët dhe kompanitë.

Disa zyrtarë qeveritarë që përfaqësojnë Cyrenaica, të udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë Hussein al-Katrani, më 10 tetor pretenduan se Kryeministria nuk respektoi udhërrëfyesin e parashikuar në marrëveshjen politike në vend dhe nuk iu përmbajt parimeve të unifikimit të institucionet e saj dhe shpërndarjen e drejtë të pushtetit ndërmjet rajoneve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re