Kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, tha se vazhdimi i bashkëpunimit të vendit të tij me Turqinë në fushën ekonomike, politike dhe ushtarake është i pashmangshëm.

Në një deklaratë nga zyra për media e kryeministrit Dbeibeh, thuhet se Dbeibeh ka pritur ambasadorin Kenan Yılmaz dhe punonjësit e zyrës së atasheut ushtarak për shkak të përfundimit të mandatit të atasheut ushtarak të ambasadës së Türkiye-s në Tripoli, Tevabil Menekşe.

“Vazhdimi i bashkëpunimit me Türkiye-n në fushën ekonomike, politike dhe ushtarake është i pashmangshëm”, deklaroi Dbeibeh duke falënderuar Menekşe-n për bashkëpunimin pozitiv përgjatë gjithë periudhës së punës.

Krahas lidhjeve të forta historike, mes Turqisë dhe Libisë ka marrëveshje të shumta në fushat e sigurisë, ushtarake dhe ekonomike.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re