Kryeministri i caktuar malazez, Zdravko Krivokapiç, tha se ai e kapërceu koronën dhe se këtë e zbuloi kur bëri një provë të antitrupave.

Ai u kërkoi falje qytetarëve për mosmbajtjen e maskës në varrimin e Mitropolitit Amfilohije, i cili vdiq si pasojë e koronavirusit. Krivokapiç pretendon se “nuk ka probleme” në kungimin me të njëjtën lugë në mes të pandemisë.

“Unë kërkoj falje që nuk mbaja maskë në varrimin e Metropolitit Amfilohije. Në këtë mënyrë, unë shpreha mosrespekt, megjithëse e di me siguri që kam marrë COVID dhe antitrupat e thonë këtë. Isha shtrirë në me koronë, pa e ditur që e kisha atë”, tha Krivokapiç.

Duke folur për kungimin e të njëjtën lugë me shumë njerëz të tjerë, dhe kur u pyet nëse ai beson se virusi nuk mund të transmetohet në atë mënyrë, kryeministri i caktuar thotë se është një moment i veçantë për çdo ortodoks.

“Nëse keni besim, nuk keni ndonjë problem, nuk do të infektoheni me kungimin”, thotë ai. I pyetur nëse ai mendon se masat janë të pakuptimta nëse ka besim, Krivokapiç thotë “sigurisht”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re