Aktori Petrit Malaj, kandidat për deputet të Partisë Socialiste në listën e Kukësit ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk është e vërtetë që kryeministri Edi Rama po e përdor për qëëlimet e fushatës së tij.

Fakti që nuk është në listën e sigurtë nuk shihet si përdorje nga Malaj, i cili shton se kryeministri e ka ftuar 3 herë që ta bindë të jetë pjesë e PS-së. Malaj zbulon dhe një kritikë që i ka bërë atij për ta kthyer më shumë kokën drejt veriut.

“A do e lejoja unë të përdoresha. Populli ka njerëz që premtojnë gjëra boshe. Unë kam zë që do të buçasë fort nesër në parlament. Nëse dikush nuk flet në parlament pse duhet të zgjidhesh. Unë I kam hapur punë vetes. Unë jam shumë rehat. Unë kam pasur ftesë nga kryeministri. Jam takuar tre herë me të për këtë çështje. Ai ka pasur një presion të madh komunitar. Thuhet që një person që hyn në politikë do përlyhet. Kush do më përlyejë mua. Unë kam shkuar atje këto ditë. Askush në komunitetin ku unë përballem, mos të presë nga Petriti që të atakoj kundërshtarët. I kam thënë kryeministrit, që ju e keni kthyer pak kokën në veri, por koka duhet të kthehet më shumë. Unë nuk jam entuziast. Unë jetën time e kam pasur konkurs gjithmonë. Edhe kur kam marrë rolet në film, edhe kur jam zgjedhur pedagog, edhe kur ajo zgjedhur dekan, jam zgjedhur, nuk m’i ka dhënë njeri,” tha Malaj.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re