Fotoreporteri i njohur Armand Babani, ka fiksuar foto mjaft interesante nga Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë.

 

Në foto shfaqet një këpucë e grisur e cila i përket njërit prej zyrtarëve që ishte i pranishëm në Samit.

 

 

Krahas fotos, Babani pyet ndjekësit e tij: “Kryeministri i kujt vendi pjesmarres ne Summit eshte mbajtesi i kepuces?(Sa per ndihme NUK eshte KM Shqiptar)“

 

(Photo by Armando Babani/Getty Images)

 

Më vonë Babani ka treguar se këpuca i përket kryeministrit holandez, Mark Rutte.