Skip to content

Kryeministri Netanyahu: Jemi pranë Shqipërisë në këtë orë të vështirë!

Në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit kanë ardh shumë vende mes të cilëve edhe Izraeli, i cili ka sjellë ekspertë dhe specialistë për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve.

 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu,ka reaguar përmes një postimi në Tëitter, ku shpreh solidaritet me popullin shqiptar.

 

Netanyahu në profiling e tij në Tëitter ka shpërndarë një video të kryeministrit Edi Rama, i cili takoi këtë të hënë një grup ekspertësh izraelitë, që po inspektojnë banesat e prekura nga tërmeti në Durrës, Tiranë dhe zonat përreth.

 

“Faleminderit kryeministri i Shqipërisë, miku im Edi Rama, për fjalët e ngrohta. Izraeli qëndron pranë Shqipërisë në këtë orë të vështirë”.