Kryeministri Edi Rama bën me dije se për përballimin e situiatës prej
koronavirusit, mbrëmjen e kësaj të shtune kanë mbaruar konsultimet e
qeverisë në distancë.

Në këtë drejtim kreu i qeverisë bën me dije se të gjithë ata që ditën
e hënë dhe në vijim do të jenë të angazhuar për punë, në sektorin
publik apo privat, do të mund të qarkullojnë me automjete vetëm deri në
orën 08.00 të mëngjesit dhe nga ora 16.00 deri në orën 17.00 të
pasdites.

Po ashtu thotë se qarkullimi i automjeteve që nuk janë pjesë e
shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të
domosdoshme lëvizjen, do të jetë e ndaluar rreptësisht për çdo automjet
tjetër jashtë fashave të lejuara për vajtja/ardhje në punë.

“Shkelja e regjimit të qarkullimit të imponuar nga kushtet e luftës
me armikun e padukshëm që kërkon pengje në familjet tona, do të
ndëshkohet me heqjen e patentës së drejtimit për 3 vjet dhe sekuestrimin
e automjetit. Qeveria do të publikojë nesër aktin – normativ për masat e
veçanta administrative që do të hyjnë në fuqi menjëherë, deri në
përfundimin e kësaj lufte për të mbrojtur sa më fort jetën e çdo
shqiptari. Frikë aspak, kujdes po!”, shkruan Kryeministri.






Previous article“Si ta mposhtim kuçedrën koronavirus”, mjeku Tritan Kalo ka 10 këshilla per qytetarët, mesazh të fortë politikës

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re