Për ish-kryeministrin Sali Berisha integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian po e pengon vetëm Edi Rama.

Në konferencën me gazetarët, Sali Berisha deklaroi se kryeministri ka marrë pushtetin juridik dhe nuk po lejon që Fredi Beleri të betohet.

Sipas tij, betimi nuk kërkon as vendim gjykatë dhe prokurorie, por vetëm urdhër administrativ nga ministri i Drejtësisë që ta shoqërojnë në sallën e betimit.

Pyetje: Kush po e pengon rrugën evropiane të Shqipërisë, Beleri i opozitës, gjykata e drejtësisë, apo qeveria e Ramës?

Berisha: Absolutisht vetëm Edi Rama, sepse ligjet e vendit nuk e ndalojnë kurrë Belerin të bëjë betimin. Betimet janë bërë në këtë vend, jo një por disa herë pavarësisht se kanë qenë të burgosur. Është Edi Rama që ka marrë pushtetin juridik dhe nuk lejon të betohet, betimi i Belerit nuk kërkon vendim gjykate dhe prokurorie, kërkon urdhër administrativ nga ministri i Drejtësisë ta shoqërojnë në sallën ku të bëjë betimin. Është gjithçka ekzekutive, për të mos thënë që organet e kontrolluara të drejtësisë nga Rama  kanë pranuar provë atë që me procedurë penale nuk pranohet si provë. Pra po e pengon Edi Rama. Greqia nuk kërkon asgjë tjetër veçse zbatimin e ligjeve të vendit. Po  bllokon për qëllime mafioze. Është i tërbuar pas trojeve në Himarë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re