Kryeministri i Pakistani, Imran Khan ka mbërritur në Kabul në vizitën e tij të parë me ftesë të presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani.

Ministri i Punëve të Jashtme të Afganistani, Mohammed Haneef Atmar dhe i dërguari i posaçëm i presidentit Ghani për Pakistanin, Omar Daudzay, pritën vizituesin dinjitoz, kryeministrin Khan, në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai”.

Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Punëve të Jashtme, Graan Hewad tha se kryeministri pakistanez do të shkëmbejë pikëpamjet e tij me lidershipin afgan rreth rolit të Islamabadit në procesin e paqes.

Hewad shtoi se presidenti Ghani ftoi kryeministrin Khan për vizitë në Afganistan gjatë bisedës së tyre telefonike më 25 shtator.

Khan është i shoqëruar nga ministri pakistanez i Punëve të Jashtme, Shah Mahmood Qureshi, shefi i inteligjencës, Faiz Hameed, përfaqësuesi i posaçëm për Afganistanin, Mohammad Sadiq dhe këshilltarin e tij për tregtinë, Abdul Razak Dawood.

“Fokusi do të vendoset në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe vëllazërore midis Pakistanit dhe Afganistanit, procesin e paqes afgane si dhe zhvillimin ekonomik dhe lidhjen rajonale”, tha zyra e kryeministrit Khan në një deklaratë të lëshuar para vizitës.

loading...