Ditën e sotme në orën 12:00, kryeministri Edi Rama do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kreu i qeverisë i cili një ditë më parë ku tha se mezi priste që të shkojë për të dëshmuar në komision para deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së. Në një bashkëbisedim me disa qytetarë për Këshillimin Kombëtar, Rama deklaroi se ky komision krijoi mundësinë për të parë se e vërteta lidhur me inceneratorët është krejt ndryshe.

“Nuk bëhen debate për gjëra të jetës së përditshme. Bëhen debate kush je ti e kush jam unë, kush ka vjedhur më shumë. Mua më vjen shumë mirë që përtej gjithë problematikës së kësaj që po ndodh në Kuvend në atë komisionin, të paktën u krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë dhe duan të shikojnë që e vërteta është diçka krejt tjetër. Po s’po flas më gjatë për këtë, se mezi po pres të shkoj nesër (sot), kështu që po s’patët ndonjë punë më të mirë për të bërë, mos e humbni nesër”, u shpreh Rama.

Komisioni Hetimor parlamentar për incineratorët dëgjoi ditën e djeshme dëshmitë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, ish-ministrit Damian Gjiknuri, ndërsa deputeti Alqi Bllako nuk dha dëshmi, pasi kishte frikën e nxjerrjes së sekretit hetimor, duke qenë se ishte një nga personat e thirrur nga SPAK.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re