Kryeministri Edi Rama i është bashkuar nismës për dhurimin e gjakut.  Rama si dhurues i rregullt i gjakut u shpreh se dhënia vullnetare nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që japin.

“Ne e kemi traditë, një pjesë këtu që janë që nga bashkia e dinë shumë mirë, çdo vit ne rigjenerohemi duke dhënë gjak sepse dhënia e gjakut nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që japin. Nuk dhuratë më ripërtëritësese sesa dhurimi i gjakut. Çdo dhuratë ripërtëritëse, lum kush jep, jo kush merr, por gjaku është dhurata më ripërtëritëse sepse me dhënien e gjakut organizmi fiton një energji të re edhe nuk është se shmanget komplet plakja, por shtyhet për më tutje.” – u shpreh Kryeministri.

Dhurimi vullnetar i gjakut, në mënyrë të veçantë gjatë muajit sensibilizues për këtë akt human që shpëton jetë, – është kthyer tashmë në një traditë për Kryeministrinë, e cila këtë vit shënon një dekadë që i bashkohet nismës për të dhuruar gjak vullnetarisht.

Njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar u instalua sot në mjediset e brendshme të Kryeministrisë, ku Kryeministri Rama, dhurues i rregullt i gjakut prej shumë vitesh, së bashku me punonjës të administratës iu nënshtruan procedurës së dhurimit të gjakut.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re