Skip to content

Kryeministri Rama i rikthehet turit të diasporës, ja kur do të mbahet takimi me shqiptarët në Nju Jork

edi rama arsimi kthimi emigrante111t.jpeg

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të turit të diasporës, që nisi pak muaj më parë.

Kreu i qeverisë ka njoftuar se takimi me diasporën në Nju Jork do të mbahet me 26 tetor.

“Me shqiptarët e Amerikës”, shkruan Rama, i cili njofton se aktiviteti do te zhvillohet në “Gotham Hall” në orën 11:00.

Kujtojmë që turi i takimeve me diasporën nisi në maj me shqiptarët në Greqi dhe më pas me shqiptarët e Italisë.

Sjellim në vëmendje që për herë të parë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rregulloren për të gjithë procesin që do të ndiqet që nga ngritja e kësaj platforme dhe deri tek krijimi dhe afishimi i listës së zgjedhësve nga jashtë e veçuar nga lista e votueseve që jetojnë brenda territorit të republikës. Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date. Kërkesa kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, e cila është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin.

“”