Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët me kryetaren e Këshillit të Ministrave së Bosnjes dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, tha se po përgatitet hapja e ambasadës shqiptare në Sarajevë.

Rama: Ne dëshirojmë t’i forcojmë marrëdhëniet me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe po ashtu informova kryeministren se po përgatisim hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë.

Në Bosnjë Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe më vjen mirë të them që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësorë, kulturore fetare.

Nga ana tjetër nuk është sekret që Republika e Shqipërisë mbron edhe interesat e shqioptarëve në Kosovë dhe vende të tjera. Ia thashë dhe kryeministres që ne jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e procesit të Berlinit, dhe në radhë të parë marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të republikës së Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që ne të kemi problematika të kësaj natyre që zbresin deri në nivelin e qytetarëve ndërkohë që politika duhet ti shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim.

Dëshiroj të besoj se ashtu sikundër vetë Serbia i ka firmosur marrëveshjet edhe Bosnja dhe Hercegovina do e bëjë këtë gjë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re