Skip to content

Kryeministri Rama mbërrin në Rinas, pritet të japë mesazhin për shqiptarët

EDI RAMAA

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur tashmë në Aeroportin Nënë Tereza dhe pritet që të japë mesazhin e rëndësishëm për shqiptarët.

Rama vetë e ka paralajmëruar se do japë mesazh me rëndësi, pas kthimit nga SHBA-të, ku mbajti dhe fjalën e tij në OKB.

Pritet që Rama të komentojë arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

Megjithatë, nuk ka njoftim zyrtar se për çfarë pritet të flasë saktësisht kreu i qeverisë.