Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve. Mësohet se mbledhja po zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste.

Selia e Partise Socialiste ne Tirane

Mbledhja vjen pas asambleve të zhvilluara në qarqe si dhe takimeve në kuadër të procesit të anëtarësimeve të reja në PS.

Në mbledhjen e kësaj të marte, mësohet se fokusi pritet të jetë ndarja e detyrave në mënyrë që të rritet numri i anëtarësimeve të reja deri në kongresin e qershorit.

Pritet të ketë një raportim më të detajuar nga drejtuesit e qarqeve për të gjithë punën e riorganizimit të brendshëm të PS.

Nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama do të ketë një prononcim për gazetarët, pas mbledhjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re