Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takim me shqiptarët në Londër ditën e sotme.

Kreu i qeverisë ka bërë një postim në rrjetet sociale disa orë para takimit me emigrantët, të caktuar për në orën 12:00.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë🇦🇱🫶🏻🇬🇧”, shkruan Rama.

Ky është takimi i radhës i kryeministrit, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko