Kryeministri Edi Rama në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit “FITUR, Madrid”

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë pune dy ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigand të turizmit “FITUR, Madrid”.

Kryeministri Rama do të mikpritet nga Kryeministri i Spanjës Pedro Sanches në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid, që do të pasohet nga takimi i zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve, ku në përbërje të delegacionit që shoqëron Kryeministrin Rama janë edhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë.

Ditën e nesërme, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti i pasur turistik i vendit tonë, si një destinacion unik për t’u promovuar e vizituar.

Gjatë pjesëmarrjes në panair, Kryeministri Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re