Kryeministri Edi Rama ka pritur sot komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos si edhe delegacionet respektive.

Në takimin e zhvilluar shihet pjesëmarrës edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Pas takimit nw Kryeministri, në orën 10:40, do të mbahet konferenca për mediat.

Komisionerja për Zgjerimin në BE pritet të takohet dhe me Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe nënkryetarin, Agron Gjerkmarkaj.

Vizita e saj në Tiranë do të përmbyllet me takimin me Kryetaren e Komisionit për Çështjet e BE-së, Jorida Tabaku dhe Kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko