Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij një fotoalbum nga festimet për 34-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilëson këtë përvjetor si të veçantë, pasi vjen menjëherë pas fitores më spektakolare për vizionin “Shqipëria 2030”.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e ditëlindjes së 34-të të Partisë Socialiste, e cila erdhi fill pas fitores sonë më spektakolare për Shqipërinë 2030, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

Në album përfshihen pamje nga aktivitetet festive dhe momentet me drejtues e anëtarë të PS, në një atmosferë që reflekton unitetin dhe përkushtimin ndaj objektivave të së ardhmes politike të forcës në pushtet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko