Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrën e mjekëve dhe infermierëve, të cilët kanë marrë dozën e parë të Pfizer. Me anë të një njoftimi në Facebook, kreu i qeverisë bën me dije se 369 mjekë e infermierë janë më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm.

Edi Rama: 369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me #COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit. #ShqipëriaBuzëqesh

Kujtojmë se procesi i vaksinimit nisi që prej ditës së hënë të kësaj jave, ku në Shqipëri mbërritën 975 doza të vaksinës Pfizer nga një shtet “mik”, por nuk u zbulua se cili. Ndërsa marrëveshjen me kompaninë amerikane për 500 mijë dozat e siguruara, qeveria do ta cilësojë si “sekret tregtar” dhe nuk do të zbulojë asnjë detaj rreth çmimit apo mënyrës së ruajtjes të vaksinave.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re