Dy javë përpara zgjedhjeve të 14 Majit Këshilli Kombëtar i Territorit është mbledhur duke dhënë një sërë lejesh për disa kulla. Me një listë të gjatë vendimesh Edi Rama i shpërblen oligarkët me kulla përpara zgjedhjeve lokale, dhe në një kohë kur Këshilli Kombëtar I territorit kishte 2 muaj pa u mbledhur.

ggggggggg-1-770x416

Qeveria është treguar dorëlëshuar për të firmosur përpara zgjedhjeve disa kulla në kryeqytet, por në listën e vendimeve të KKT-së nuk jepen detaje të kateve që do të kenë këto kulla. Kështu në këto vendime bie në sy një lejë ndërtimi në rrugën Asim Vokshi dhe Don Bosko pagësuar si “Manhattan 1”. Një tjetër lejë ndërtimi është dhënë për “Green Tower” në Bulevardin Gjergj Fishta.

Po kështu leje ndërtimi janë dhënë për një objekt me funksion të përzier në zonën e Pazarit të Ri. Përveç kullave Këshilli Kombëtar I Territorit ka dhënë edhe katër leje për HEC-e ku tre prej tyre janë në degë të lumit Devoll ndërsa një në përroin e Gomsiqes në Pukë. Vendime për leje janë marrë edhe për zhvillimin apo ndërtimin e ndërtesave publike si dhe infrastrukturës si dhe një lejë për një projekt me vila, hotele dhe apartamente në zonën e Lalzit./BW

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re