Nga Valentina Madani

Pas dërgimit të letrës të Presidentit të Francës dhe kancelarit gjerman, vijon përpjekjet për të arritur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

edi rama Charles Michel

Sot do të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Europian, Charles Michel, ku çështja kryesore e diskutimit do të jetë normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nevoja për të ulur në një tryeze Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin. Por në të njëjtën ditë, Kosova dhe Serbia do të jenë kryefjalë edhe për shkak të takimit të ministrave të Jashtëm që do të mbahet në Luksemburg.

Përfaqësuesi i lartë i BE, Joseph Borrel, do të raportojë për situatën ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe rrugën që do të ndiqet në ditët në vijim.

Në 27 qershor, Charles Michel, do të zhvillojë videokonferencë me krerët e shteteve të familjes europiane, ku do të trajtohen tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Në tekstin e draftit të konkluzioneve i cili është përgatitur për t’u miratuar në takimin e liderëve të BE-së më 29-30 qershor, Këshilli Evropian do të kërkojë dhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve që ishte arritur në Bruksel në fund të muajit Shkurt si dhe aneksit të zbatimit të saj, të arritur në Ohër në muajin Mars.

Plani Franko-Gjerman ka qenë i vetmi propozim i hartuar nga dy prej liderëveeuropianë, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz që është pranuar edhe kur dy palët nuk kanë pasur asnjë marrëveshje. Plani Franko-Gjerman sipas Ramës, është baza për të arrirë marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë.

REAGIMI

PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” organizuan pelegrinazhin në Varrezat e Kllogjerit, Bashkia Konispol, në kuadër të 79-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, foli në lidhje me problemet e Çamërisë duke hequr paralelizma me Kosovën.

“Edhe problemet e Kosovës ashtu si ato të Çamërisë marrin zgjidhje vetëm kur të gjithë shqiptarët janë në mbështetje të saj. Edhe Kosova, kur kishte kohezion kombëtar nga të gjitha trevat, kohezion ndërkombëtar, mbështetje nga SHBA dhe BE, arriti të kishte pavarësinë e Kosovës që është e dyta ngjarje e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me shqiptarët e Çamërisë”, deklaroi kreu i PDIU-së.

Ai përmendi se Kurti dhe Rama e kanë detyrim të jenë të ndarë në dy shtete, por jo në çështjen kombëtare dhe politikat e jashtme.

“M’u desh që t’i adresohesha, edhe për atë që po ndodh në Kosovës ku e dimë mirë që është e drejtë kërkesa për të vendosur në godinat funksionarët e zgjedhur pavarësisht nga legjitimiteti i tyre apo që shteti i Kosovës të vendosë praninë e tij në veriun e Mitrovicës, por besoj që edhe në shqiptarët e Çamërisë kemi akoma më shumë të drejtë kur kërkojmë të drejtat tona, por kjo nuk mjafton. Kjo pasi të drejtat tona kanë nevojë për një kohezion të brendshëm.

E thënë kështu, Albin Kurti e ka detyrim, edhe Kryeministri Rama, të jenë të ndarë në dy shtete e në dy qeveri, por kurrë të ndarë në çështjen kombëtare apo në politikat e jashtme dhe ato të mbrojtjes së interesit kombëtar. Albin Kurti duhet që fillimisht të krijonte kohezion të brendshëm, të takohej me të gjithë forcat politike në Kosovës, të komunikonte me qeverinë shqiptare dhe Parlamentet e dy vendeve Komisionet e Jashtme, komisionet e sigurisë kombëtare duhet të takohen e të flasin me një zë. Kjo sepse jo vetëm e kemi detyrim mbështetjen, por Shqipëria është e përfshirë direkt në çështjen e Kosovës”, u shpreh Idrizi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re