Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike se ka udhëtuar me charter në Francë, duke paguar një shumë të konsiderueshme parash vetëm për një fundjavë.

Por Rama ka pritur shumë orë të kthejë përgjigje dhe mesditën e sotme ka pranuar një vizitë në Francë, që siç e cilëson ai përmes një statusi në Twitter ka qenë për një vizitë informale të nivelit të lartë.

Ja postimi i Ramës në Twitter:

Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë.

Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re