Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare ditën e sotme në Itali.
Gjatë vizitës së tij, Rama është takuar fillimisht me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga takimi, Rama shkruan se qëllimi kryesor i takimeve do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.
“Romë – Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve”, ka shkruar Rama.
Burime për Panorama bëjnë të ditur se kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë gjithashtu një takim me homologen e tij Italiane, Giorgia Meloni.
Mësohet gjithashtu se Rama do të takohet edhe me Presidentin e Senatit italian.
Po ashtu bëhet e ditur se Rama nuk do të marrë pjesë në homazhe që do të kryhen në nder të ish-presidentit Napolitano.
Kujtojmë që gjatë kësaj vere kryeministrja e Italisë së bashke me familjen e saj zgjodhi që disa ditë pushimi t’i kalojë në jug të Shqipërisë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, ku patën edhe disa takime së bashku.