Më 20 tetor Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev, do të zhvillojë një takim në Beograd, pikërisht në këtë datë që përkon edhe 75-vjetoerit të çlirimit të Serbisë.

Është mësuar se kryeminstri rus do të pritet në një takim të veçantë nga presidenca serbe si dhe do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Serbisë.

Mediat vendase kanë shkruar se Medvedev, gjatë takimit në serbi dhe fjalimit në Parlamenetin në Beograd do të flasë rreth çështjeve të veçanta me presidentin Aleksandër Vuçiç, ku theksohet se fokusi do të jetë tek negociatat midis Serbisë dhe Kosovës.

Kujtojmë që Kryeministri rus po e viziton Serbinë një dekadë më vonë, që prej kohës kur ishte në postin e Presidentit të Rusisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re