Skip to content

Kryeministri shkarkon zëvendës ministren e jashtme, Kleopatra Maliqi

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin për shkarkimin nga detyra të zëvendës ministres së jashtme Kleopatra Maliqi.

 

Vendimi i Këshillit të Ministrave mban datën 7 qershor dhe në të nuk specifikohen arsyet për largimin e Maliqit nga posti i numrit dy të ministrisë së punëve të jashtme.

 

Gjatë punës në Ministrinë për Europën dhe punët e jashtme, Maliqi ishte e ngarkuar me çështjet e procesit të integrimit europian.