Skip to content

Kryeministri skocez, për tmerrin që po ndodh në Gaza: Kur do ketë një mjaft?!

humza yousaf premijer skotske 27okt23 epaefe.webp

Kryeministri skocez Humza Yousaf dënoi bombardimet e intensifikuara izraelite në Gaza, të cilat po ndodhin nën një ndërprerje të plotë të telekomunikacionit dhe internetit në rripin e bllokuar palestinez.

“Telekomunikacioni është ndërprerë”, ka shkruar Yousaf në platformën e mediave sociale X, duke shtuar se nuk mund të kontaktojë me familjarët e tij “të cilët janë bllokuar në këtë zonë lufte për gati tre javë”.

“Ne vetëm mund të lutemi që ata të mbijetojnë natën. Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin para se bota të thotë mjaft?”, shkroi Yousef.

Screenshot 2023 10 27 220816

Vjehrra e Yousaf, Elizabeth El-Nakla dhe burri i saj Maged udhëtuan në Gaza nga Skocia për të vizituar një të afërm të sëmurë.

Më herët këtë mbrëmje, Kompania Palestineze e Telekomunikacionit njoftoi se komunikimet dhe shërbimet e internetit në Rripin e Gazës u ndërprenë plotësisht në mes të bombardimeve të rënda izraelite të linjave, kullave dhe rrjeteve të energjisë elektrike.